Lajme

Nga 15 qershori deri 15 gusht shtetasit e Serbisë pa pagesë në autostradën e Maqedonisë së Veriut

Qeveria e Maqedonisë Veriore ka siguruar rreth 200,000 bileta elektronike për autostradë, të cilat do t’u shpërndahen turistëve nga Serbis që kalojnë nëpër vend nga 15 qershor deri më 15 gusht.

Kartat, me vlerë rreth 2.8 milion euro, do të shpërndahen në vendkalimin kufitar Tabanovce, raporton Presheva.com.

Turistët nga Serbia nuk do të paguajnë në autostradën në Maqedoninë veriore që nga 15 qershori.

Qeveria në Shkup e cila tashmë ka njoftuar se qytetarët e Serbisë nuk do të paguajnë taksën në shenjë falënderimi për ndihmën që Serbia dha gjatë vaksinimit kundër koronavirusit.