Lajme

New Lines: “Putin ka kancer në gjak, para pushtimit bëri operacion”

Presidenti rus Vladimir Putin është “shumë i sëmurë me kancer në gjak”, këtë pohim sipas The Independent, e ka bërë një oligark që ka lidhje të ngushta me presidentin rus, por identiteti i të cilit, për arsye sigurie nuk bëhet publik.

Oligarku u regjistrua duke diskutuar shëndetin e Putinit me një sipërmarrës perëndimor në mesin e muajit mars. Regjistrimi është siguruar së fundi nga revista amerikane New Lines.

Pretendimet e reja mbi shëndetin e Vladimir Putinit vijnë në kohën kur lideri i Kremlinit është shfaqur i dobësuar në eventet publike, përfshirë kremtimin e Ditës së Fitores javën e kaluar, ndërsa disa videot që kanë qarkulluar kohë më parë, e tregonin me dorën që i tundej në mënyrë të pakontrolluar”.

Publikisht Kremlini vazhdon të deklarojë se Putini është mirë, por masat e tij të rrepta gjatë pandemisë dhe përdorimi i një tavoline të gjatë për të takuar udhëheqës të tjerë politikë i kanë forcuar thashethemet.