Të fundit

Nesër zyrtarisht hapet kufiri Bellanoc-Stançiq

Vendkalimi kufitar Bellanoc-Stançiq në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës hapet nesër më 31 Janar 2020, raporton Ministrialajmeve.com.

Ishte përfolur shumë në lidhje me hapjen e këtij kufiri dhe qytetarët tani më kishin humbur durimin pas dështimeve të njëpasnjëshme.

Kjo pikë kufitare është inicuar tash e sa vite por si duket pritjes së gjatë po i vie fundi.

Është spekuluar shumë më lidhje me kohën e hapjes së këtij vendkalimi kufitar por sipas të parit të Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi hapja zyrtare është nesër në ora 11:00.
Ai e ka bërë të ditur këtë përmes një publikimi në llogarinë e tij në FB.

Punët në këtë vendkalim kufitar janë ndërprerë shumë herë dhe kanë ngecur prej kur është iniciuar ndërtimi i kësaj pike kalimi në vitin 2011.
Ministria e punëve të brendshme është arsyetuar vazhdimisht në lidhje me vonesën për shkak se sipas tyre është
hera e parë që në Republikën e Maqedonisë së Veriut hapet pikë e përbashkët kufitare dhe në këtë drejtim pala maqedonase ka pasur mungesë legjislacioni për realizimin e projektit, andaj ka marr shumë kohë infrastruktura ligjore për realizimin e projektit duke shkaktuar vonesa në implementim.

Projekti ndërkufitar Maqedoni e Veriut-Kosovë realizohet me financimin e Bashkimit Evropian, ndërsa është pjesë e projekteve për bashkëpunim ndërkufitar.

– Të nderuar banorë të Komunës së Likovës,- Ju informojmë se agjenda e paraparë për nesër, ku në ora 11:00 ishte e…

Posted by Erkan Arifi on Четвртак, 30. јануар 2020.