Lajme

Nënshkruhet marrëveshja për rivendosjen e linjës hekurudhore midis Kosovës dhe Serbisë

Nënshkruhet marrëveshja për rivendosjen e linjës hekurudhore që lidh Serbinë me Kosovën, si dhe për autostradën që po ashtu do të lidhë dy vendet fqinje.

Akti i nënshkrimit të marrëveshjes është bërë në Mynih dhe në prani të ambasadorit amerikan Richard Grenell dhe presidentëve të dy shteteve- Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett.