Të fundit

Në Preshevë votuan 18mijë e 252 qytetarë, APN fituese e zgjedhjeve lokale

Ministria e Lajmeve mëson se ka përfunduar numërimi i të gjitha vendvotimeve në territorin e komunës së Preshevës, ku të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 18 mijë e 252 qytetarë.

Fituese e zgjedhjeve lokale është Alternativa për Ndryshim(APN) me 6mijë e 20 vota gjithsej, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) është radhitur si subjekt i dytë me 4 mijë e 173 vota, kurse Partia për Veprim Demokratik ka dalur subjekti i tretë me 3mijë e 368 vota.

Megjithatë suprizë e këtyre zgjedhjeve është Levizja për Reforma (LR) e cila është e vetmja parti politike e cila ka pasur rritje. LR ka dalur parti e katërt me 2 mijë e 545 vota.

Lista serbe është subjekti i pestë me 1mijë e 222vota, Unioni Demokratik Shqiptar me 483 vota është radhitur si subjekt i gjashtë.