Në Preshevë sekuestrohen 32 kilogramë marihuanë të fshehura në kompresor të padeklaruar
Doganierët serbë në bashkëpunim me policinë kufitare, kanë parandaluar tentativën për kontrabandim të 32 kilogramëvë marihuanë të fshehur në një kompresor ajri të padeklaruar në vendkalimin kufitar të Preshevës në mes të Serbisë dhe Maqedonisë së veriut.
Droga është zbuluar në hyrje të Serbisë, kur doganierët kanë veçuar një kamion me targa të huaja për kontroll të detajuar në një skaner celular.
Kamioni drejtohej nga një shtetas i huaj i cili ishte nisur nga Greqia drejt Gjermanisë duke transportuar ullinj të regjistruar, ambalazhe kartoni dhe pjesë për kamionin.
Doganierët vendosën të kontrollonin kamionin në mënyrë të detajuar në skaner, gjë që doli të ishte një vendim i mirë, pasi videoja zbuloi se në ngarkesë kishte diçka të dyshimtë.
Menjëherë pas hapjes së hapësirës së ngarkesave të kamionit, u sekuestruan mallra të padeklaruara, pasi në pamje të parë shihej një kompresor i madh i përdorur në punishte, i cili nuk ishte deklaruar në dokumentacionin bashkëngjitur.
Çmontimi i kompresorit të lartpërmendur për vazi, pjesa e brendshme e të cilit është e madhe, konfirmoi se ai ishte i mbushur plotësisht me pako marihuana që peshonin deri në 31.65 kilogramë.
Droga e zbuluar, kompresori, kamioni dhe shoferi i janë dorëzuar policisë për proces të mëtutjeshëm/luginalajm