Lajme

Në Kosovë mbi 18 mijë persona aktiv me Covid-19

Sipas të dhënave të IKSHPK-së në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 2 mijë e 279 persona, nga gjithsej 12 mijë e 666 testime që janë kryer.

Ndërsa në po të njëjtin njoftim bëhet e ditur se janë shënuar 8 raste të vdekjes.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.486 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687.553 doza të vaksinës. Deri më sot 234.731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 12.666 testime, 2.279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 325 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.025. Në total numri i rasteve aktive është 18.287”, thekson njoftimi i publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook./IndeksOnline/