Mustafi: Përfshirja e Luginës në dialogun Serbi-Kosovë është e domosdoshme
Kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafa përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se përfshirja dhe pjesmarrja e Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi tashmë është i pamohueshëm.
Për Luginën e Preshevës është i rëndësishëm neni 3 “Reciprociteti në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicave”
Mustafa ka shkruar se “me rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi në takimin e dytë në Bruksel, kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti ishte i shoqëruar nga zv/kryeministri z. Besnik Bislimi, të ndërmjetësuar nga përfaqësuesit e EU-së, z. Borel dhe z. Lajçak. Përderisa, Presidenti i Serbisë, z. Aleksandër Vuçiq ishte i shoqëruar nga drejtori i Zyrës për Kosovë RS, z. Petar Petkoviq.
Dy të fundit kishin refuzuar “Deklaratë të Paqes” të ofruar edhe me togfjalëshin “ballafaqim me të kaluarën”.
Për Luginën e Preshevës është i rëndësishëm neni 3 “Reciprociteti në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicave”
“Palët do të punojnë së bashku për të krijuar sistemin më të përparuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicave për komunitetin shqiptar në Serbi dhe komunitetin serb në Kosovë me qëllimin e arritjes së paqes së qëndrueshme dhe afatgjate midis vendeve në respektim të plotë të parimit të reciprocitetit dhe në zbatim të vlerave evropiane dhe akteve ndërkombëtare.”
Çështja e Luginës së Preshevës tashmë është fakt i pamohueshëm në tavolinën e dialogut Kosovë-Serbi, është koha të jenë edhe pjesëmarrës. Paqe të qëndrueshme e afatgjatë pa Luginën.