Kryesore

Mustafa : Mediat shqiptare në Luginën e Preshevës të pa barabarta dhe pa qasje të mjaftueshme në fondet shtetërore

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa, konsideron se medita lokale në gjuhën shqipe të Luginës së Preshevës janë të pabarabarta dhe pa qasje të mjaftueshme nē fondet shetërore, transmeton Ministria Lajmeve.

Ai përmes një reagimi në profilin e tij në facebook, ka shkruar se mediat shqiptare goditën vazhdimisht me metodat më perfide nga strukturat (para)politike shtetërore.

“Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve është çdo ditë e më shumë e pranueshme në tabloidët dhe në gjuhën publike të Serbisë” – është shprehur Mustafa.

Postimi i plotë :

Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit ????? . Ligjërisht, e drejta për informim në gjuhën e pakicave kombëtare bazohet në Republikën e Serbisë, Konventën kornizë, Kartën, Ligjin për pakicat kombëtare, Ligjin për këshillat e pakicave kombëtare, dhe ligjet të cilat e rregullojnë fushën e mediave.

Praktikisht, mediat rajonale dhe republikane në Serbi nuk kanë asnjë minutë program në gjuhën shqipe. Mediat lokale në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës nuk kanë qasje të barabartë dhe lehtësira në projektet e fondet shtetërore. Madje ato edhe goditën vazhdimisht me metodat më perfide nga strukturat (para)politike shtetërore. Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve është çdo ditë e më shumë e pranueshme në tabloidët dhe në gjuhën publike të Serbisë.

Këshillit Kombëtar Shqiptar ofron ndihmë juridike mediave lokale dhe lufton juridikisht gjuhën e urrejtjes kundër shqiptarëve, po nxit krijimin e rrjetit të bashkëpunimit multimedial në vend dhe mbështet mediat lokale në qasjen e tyre ndaj institucioneve të kulturës dhe informimit.

Këtë vit Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është fokusuar në “Gazetarinë pa frikë ose pa favore” në një peizazh gjithnjë e më kompleks të mediave. Nën-temat si: Siguria e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Mediave; Gazetaria e pavarur dhe profesionale, pa ndikim politik dhe komercial; Barazia gjinore në të gjitha aspektet e mediave.

Megjithatë, media e lirë dhe e pavarur????? është thelbësore për një demokraci të shëndetshme??edhe në Luginën e Preshevës. Liria e shtypit dhe trajtimin e dezinformimit është e domosdoshme edhe në kontekstin platformave dixhitale mbetet esencial në përparimin e shoqërisë.

Kujdesi për informacion të besueshëm është përgjegjësi e të gjithëve, dhe na ndihmon të marrim vendime më të mira. Andaj mbështes fuqimisht lirinë e fjalës dhe të drejtën e informimit. Dezinformimi, edhe në gjendje të jashtëzakonshme, luftohet përmes transparencës dhe medias së lirë e të pavarur me lajme të verifikuara, shkencore, të bazuara në fakte dhe analiza.

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e KB në dhjetor 1993, pas rekomandimit të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s. Që atëherë, 3 maj, përvjetori I Deklaratës së Windhoek festohet në të gjithë botën si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.