Të fundit

Murati: Marrëveshja Kosovë-Serbi do t’i shpëtonte shqiptarët e Kosovës Lindore

Kryetari Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati në një intervistë për gazetën “Bota sot” ka folur për gjendjen politike në vend, mundësinë e krijimit të qeverisë nga Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës dhe deri te ideja e Albin Kurtit për bashkim kombëtar.

Murati po ashtu ka thënë se ndjehet skeptik për mundësinë e koalicionit në mes të LVV-së dhe LDK-së, përkundër nevojës së madhe që kemi për të pasur sa më shpejt një qeveri të re dhe stabile.

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim në këtë intervistë ka deklaruar se ideja e bashkimit kombëtar është përdorur nga LVV më shumë si element elektoral sesa si projekt konkret politik.

“Një zgjidhje me marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë përveç do të shpëtonte shqiptarët e Kosovës Lindore nga zgjedha serbe, do të shpëtonte edhe Kosovën nga zgjidhjet kushtetuese të cilat e bëjnë jo-funksionale, sepse pakica serbe ka privilegje të jashtëzakonshme kushtetuese me të cilat është duke e bllokuar funksionimin e shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Murati