MJEKËT I JAPIN 15 BIRRA QË T’I SHPËTOJNË JETËN!
Njerëzit pëlqejnë të tregojnë e të dëgjojnë histori kur e kanë tepruar me pijen, por pak mund të thonë se kishin pirë aq shumë sa edhe mjekët u detyruan t’u japin 15 birra për t’i mbajtur në jetë.
Në një spital të Vietnamit, një person u dërgua pa ndjenja pasi kishte pirë shumë alkool dhe niveli i metanolit në gjak ishte 1119 herë më shumë se mesatarja.
Trupi vazhdon ta injektojë alkoolin në gjak edhe kur personi ka ndaluar së piri, apo edhe po të jetë pa ndjenja, duke rritur kështu nivelin e alkoolit.
Alkooli vjen në dy forma, metanol dhe etanol, por mëlçia e njeriut përpunon metanolin të parin. Në rastin në fjalë, pacienti mbeti pa ndjenja kur metanoli nisi të oksidohet e të kthehet në formaldehid, që krijon acid formik vdekjeprurës.
Që ta shpëtonin, mjekët u detyruan t’i fusin 15 birra të mëdha në stomak, që të fitonin kohë për t’i bërë dializë e për ta ndaluar kështu kthimin e formaldehidit në acid formik.
Mjekët gjermanë në spitalin e Freidburgut komentuan rastin, dhe thanë që edhe pse është metodë e pazakontë trajtimi, është faktikisht teori e njohur.
“Ndoshta kolegët vietnamezë nuk kanë pasur një tjetër lloj alkooli aty pranë”, tha mjeku gjerman Hans-Jorg Busch. “Por më e rëndësishme se lloji i alkoolit, është që terapia të nisë në kohë”.