KryesoreLajme

Ministri serb në Kosovë: Shqiptarët janë terroristë, masakra e Reçakut është një trillim

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijevic, i ka quajtur shqiptarët si terroristë dhe se masakra e Reçakut ishte vetëm një trillim, transmeton Ministria Lajmeve.


Teodosijevic në datën që kujtonte 20 vjetorin e bombardimeve të NATO’s, ai ka bërë një deklaratë diskrikiminuese dhe turpëruese, pikërisht si bashkombësja e tij, ish-zëvëndësministrja, Vesna Mikic.

Ministri i ka quajtur shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut e ka quajtur të trilluar dhe se shqiptarët kanë bërë krime të mëdha.

Ai të gjitha këto deklarata i bëri në Zveçan, para të pranishmëve serbë atje.

“Arsyeja për agresion në shtetin tonë ka qenë e ashtëquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi. Masakra e Reçakut ishte trillim, kurse janë terroristët shqiptarë atë që trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi. Për këtë, sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serbë dhe policë në vendin e tyre të punës. Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit dhe pas ardhjes së misionit të ashtëquajtur paqësor në Kosovë e Metohi” ka thënë Teodosijevic.