Teknologji

Mesazhet e shkëmbyera në Facebook Messenger mund të fshihen, nëse veprohet me shpejtësi (Foto)

Rrjeti social Facebook ishte kritikuar ashpër para një kohe, pasi në disa llogari ishin shlyer në mënyrë misterioze, disa prej mesazheve të shkëmbyera në aplikacionin Messenger.

Në prill të vitit të kaluar, kompania kishte pranuar pjesërisht mundësinë e intervenimit në shkrimet e shkëmbyera, ndërsa premtoi se do të mundësojë që vet përdoruesit të kenë mundësi të shlyejnë shkrimet e dërguara, transmeton Telegrafi.

Që atëherë, është punuar në një aplikacion të paemëruara, teksa tani është lansuar si për iOS dhe Adroid për versionet e përditësuara të Messenger.

E tëra që duhet bërë, është klikimi mbi shkrimin e padëshiruara dhe zgjedhja e opsionit “remove” që nënkupton largimin.

Aplikacioni do t’ju pyet, nëse doni ta largoni mesazhin vetëm për ju, apo që të mos e sheh më askush. Nëse zgjidhet e para, vetëm juve iu largohet ky shkrim.

Opsioni i dytë, e largon mesazhin në tërësi, por vetëm nëse keni vepruar brenda dhjetë minutave, përndryshe, shkrimi juaj i turpshëm apo me gabime gjuhësore, mbetet aty përgjithmonë.

Kjo mundësi, nënkupton se mund të fshihen vetëm shkrimet aktuale, ndërsa ato që janë realizuar në të kaluarën, mbeten përgjithmonë në historinë virtuale.