“Merkel refuzon kërkesën e Izraelit për furnizime mjekësore”
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pretendohet se ka refuzuar kërkesën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për furnizimin me respiratorë mjekësorë, mes shpërthimit vdekjeprurës të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton e përditshmja izraelite “Yedioth Ahronoth”, në një telefonatë midis kancelares Merkel dhe kryeministrit Netanyahu, Izraeli ka kërkuar respiratorë mjekësorë nga Gjermania për të luftuar koronavirusin.
Pa dhënë detaje të hollësishme, në lajm pretendohet se Merkel ka refuzuar kërkesën.
Sipas Zyrës së Presidencës së Izraelit, të martën Netanyahu realizoi një bisedë telefonike me Merkel, por detaje tjera rreth bisedës telefonike nuk u zbuluan.
Organizata publike e shtypit izraelit “KAN”, më 25 mars raportoi se kreu i shërbimit të intelegjencës izraelite MOSSAD, Yossi Cohen dhe kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Meir Ben-Shabbat, kanë formuar një ekip të ndërsjellë për të siguruar pajisjet e nevojshme mjekësore nga jashtë.
Sipas autoriteteve shëndetësore izraelite, numri i rasteve të infektuar me virusin COVID-19 në Izrael ka arritur në 4.460, ndërsa numri i vdekjeve është 12.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi i ri është përhapur në të paktën 177 vende dhe rajone. Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me bazë në SHBA, deri më tani në të gjithë botën janë raportuar mbi 618 mijë raste të koronavirusit, prej të cilave mbi 28.600 kanë vdekur dhe mbi 135.700 janë shëruar.