Me pakot e krishtlindjeve, tentoi të transportonte drogë, kapet 72 vjeçari maqedonas
Një shtetas maqedonas shtatëdhjetë e dy vjeçar është ndaluar nga organet kompetente bullgare dhe kundër tij është nisur hetimi pasi gjatë kontrollit të autobusit që udhëtonte në linjën e rregullt Shkup – Stamboll, doganierët bullgarë në kufirin “Gjueshevo”, kanë sekuestruar 6.2 kilogramë marihuanë në bagazhin e tij, të fshehura në kutitë e paketave të Krishtlindjeve.
Siç njofton shërbimi doganor bullgar, në prag të Krishtlindjeve, gjegjësisht më 6 janar, oficerët e departamentit për luftimin e trafikut me narkotikë nga stacioni policor “Gjueshevo”, kanë ndalur autobusin me targa turke, i cili po transportonte pasagjerë nga Shkupi në Stamboll për një kontroll të plotë inspektimit.
Inspektorët doganorë zbuluan se në bagazhin e një pasagjeri ishin fshehur gjashtë zarfe transparente me një masë bari të gjelbër të ngjashëm me lulet e marihuanës.
“Pesë nga zarfet u gjetën në kutitë e dhuratave të Krishtlindjeve. Në terren është kryer një test droge, i cili ka rezultuar pozitiv për praninë e kanabisit dhe sasia totale e sekuestruar është 6.235 kilogramë bruto”, thuhet në njoftimin e shërbimit doganor bullgar.
Sipas mediave bullgare që i referohen Prokurorisë së Qarkut në Qystendilit, shtetasi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me iniciale K.K., dyshohet se ka tentuar të kontrabandojë marihuana, ku mosha e të dyshuarit është 72 vjeçe.