Kryesore

Mbahet panairi ”Lugina 2023” në Wetzikon të Zvicrës

Në Wetzikon të Zvicrrës është mbajtur panairi “Lugina 2023” organizuar nga Fondi Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dhe i përkrahur nga komuna e Bujanocit. 

Për të interesuarit dyert kanë qenë të hapura prej orës 09:00 deri 17:00, ku nga afër kanë mundur të shohin prodhimet e bizneseve nga komunat Bujanoc dhe Preshevë.

25 firma shqiptare nga Bujanoci dhe Presheva kanë pasur rastin që t’i ekspozojnë prodhimet e tyre, të flasin për cilësinë, çmimet dhe mundësitë e zgjerimit të bizneseve të tyre dhe shitjes në tregun zvicerran.

Nagip Arifi në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se komuna e Bujanocit është e gatshme që të ndihmojë çdo iniciativë që ka për qëllim zhvillimin e ekonomisë, rritjen e punësimit dhe rrjedhimisht ngritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Në përkrahje të këtij eventi ishin edhe ambasadorët e Republikave të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.