Të fundit

Masat e reja: Gjatë vikendeve ora policore prej orës 15 deri në orën 05, personat që janë në vetëizolim prej 14 ditësh iu është shtyrë për 28 ditë

Serbia ka vendosur masa të reja në lidhje me situatën e jashtëzakonshme që ka shkaktuar pandemia e virusit Covid-19 e që këto masa sigurishtë që vlejnë edhe përsh shqiptarët e Luginës së Preshevës, përcjell Ministria Lajmeve.

Ministri Punëve të Brendshme i Republikës së Serbisë njoftoi sot se ora policore gjatë vikendeve do të jetë prej orës 15:00 deri në orën 05:00, ndërsa ditëve tjera do të jetë prej orës 17:00 deri ne orën 05:00.

Gjithashtu personat që janë në vetëizolim prej 14 ditësh, automatikisht i shtyhet edhe për 14 ditë të tjera.