Maqedoni

Maqedonia e Veriut nuk heq testet për Kosovën, Serbinë, Filipçe i bie pishman!

Maqedonia e Veriut nuk e ka ndërmend të heqë ndalesën për ardhjen mga shtetet fqinje. Qytetarët nga Kosova, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, detyrimisht duhet të dorëzojnë test PCR, jo më të vjetër se 72 orë për të hyrë në Maqedoni.

“Vazhdon regjimi i njëjtë, do të kërkohen teste. Situata epidemiologjike në vendet e rajonit e imponon këtë”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.