Sporti

Majlinda Kelmendi e pandalshme, fiton medaljen e artë në Gjermani

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në kategorinë -52 kg në garën e fortë Grand Slam. Ajo fitoi me ippon kundër garueses nga Mongolia Sosorbaram Lkhagvasuren.

Një fitore e shpejt, me ippon apo dy minuta e 10 sekona pa përfunduar koha e rregullt. Majlinda çon në këmbë botën, dridh mungolezen.

Krenaria e kombit shqiptar, kampionia olimpike Majlinda Kelmendi, dëshmoi superioritetin e saj ndaj rivaleve në garën Grand Slam, që po mbahet në Dyseldorf të Gjermanisë. Ajo shkëlqeu në të gjitha luftërat, duke shkatërruar një nga një rivalet, madje duke i mundur me ippon. Ajo e nisi për mrekulli në duel me gjermanen Verene Thumm, duke e mundur me ippon një minutë e 21 sekonda pa përfunduar koha e rregullt. Pastaj Majlinda si luaneshë luftoi në përballje me barazilianen dhe e mposhti me ippon.