FutbollSporti

Lyon fiton ndaj Juventusit, vendos goli i Tousart

Lyon ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në përballje me Juventusin në ndeshjen e parë të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Francezët u treguan më të mirë dhe rrezikuan më shumë në pjesën e parë, ndërsa në anën tjetër Juventusi përveç një dominimi të vogël të posedimet me raste ishte dobët.

Në minutën e 31-të erdhi goli. Houssem Aouar asiston në zonë për Lucas Tousart i cili shënon për 1-0.
Lyon edhe pas golit kishte raste të mira, por që nuk arriti të shënojë më në këtë pjesë.