LVV: Qeveria Hoti është e varur nga Lista Serbe teksa pranon urdhërat e Serbisë
Lëvizja Vetëvendosje përmes një fotografie ilustruese ka thënë se Qeveria Hoti është e varur nga Lista serbe teksa pranon urdhërat e Serbisë.
Sipas tyre, Hoti ka pranuar kushtet e Serbisë si për të hequr reciprocitetin dhe ndalimin e anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare, shkruan IndeksOnline.
Postimi:
Kjo qeveri ilegale filloi ashtu siç deshi Serbia, me kushtet e saj. Ju kërkua heqja reciprocitetit, qeveria koti e realizoi. Ju kërkua ndalimi i anëtarësimeve në organizmat ndërkombëtar, edhe ajo u realizua. Kjo qeverisje është tmerrësisht e varur nga Lista serbe teksa pranon urdhërat e Serbisë.
Kosova është dhe duhet të sillet si Republikë dhe si shtet i barabartë me vendet e tjera.