Lajme

Limaj kritikon qeverinë për buxhetin: Po doni të përfitoni nga gjendja e krijuar me koronavirusin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës po tenton që të përfitoj nga situata e krijuar në vend për të miratuar buxhetin për vitin 2020 brenda ditës dhe atë në dy lexime.
Limaj ka thënë se kjo mazhorancë po synon që projektligjin më të rëndësishem ta miratoj me procedura të përshpejtuara pa i dhënë mundësinë deputetëve që t’i shprehin mendimet e tyre rreth këtij buxheti.
Kreu i Nismës poashtu ka thënë se sot në krye të detyrës janë mjekët, policët, zjarrfikësit dhe sektor tjerë të shoqërisë dhe se Kuvendi s’ka pse mbyllet për shkak të koronavirusit.
“Deputetët duhet të jenë në Kuvend për të miratuar ligje në interes të vendit, por gjithmonë duke respektuar procedurat e parapara me ligj”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në “Facebook”.

Qeveria e Kosovës po tenton që të përfitoj nga situata e krijuar në vend për ta miratuar buxhetin brenda ditës dhe atë në dy lexime.

Projektligji për buxhetin është ligji më i rëndësishëm dhe kjo mazhorancë po synon që me procedura të përshpejtuara ta miratojë atë, duke mos i dhënë mundësinë deputetëve që t’i shprehin mendimet e tyre rreth këtij buxheti.

Kjo mazhorancë për muaj të tërë deklarohej se e kishin të harmonizuar programin qeverisës dhe tani duan që ta miratojnë buxhetin pa miratuar programin qeverisës në Kuvend.

Qeveria e Kosovës, e cila ishte votuar rreth 6 javë më parë ka lejuar që miratimin e buxhetin ta lë në limitet e fundit kohore.

Sot, në krye të detyrës janë mjekët, policët, zjarrfikësit dhe sektorë tjerë të shoqërisë. Pra, Kuvendi s’ka pse mbyllet për shkak të “virusit korona” dhe deputetët duhet të jenë në Kuvend për të miratuar ligje në interes të vendit, por gjithmonë duke respektuar procedurat e parapara me ligj.