Lajme

Kurti njofton se Kosova do bëhet me fabrikë të municionit dhe laborator për fluturaket pa pilot

Në mbledhjen e 233 të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se ka nënshkruar “një vendim të rëndësishëm”

Kjo lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laborator mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Kosovë.

Më tutje, shefi i qeverisë në fjalën e tij në mbledhjen e sotme me ministra, tha se prioritet i tij ka qenë gjithmonë mbrojtja dhe kjo siç tha ai, është dëshmuar në vazhdimësi.

“Si me numrin e ushtarëve që është dyfishuar, si me buxhetin për Ministrinë e Mbrojtjes që është trefishuar, si me trajnimet jashtë vendit që janë katërfishuar, si me investimet në armatim që janë shumëfishuar”, tha Kurti.