Të fundit

Kronikë zgjedhore/ PDSH sot vizitoi B.L Geraj

Kandidati për krytear Komune Ragmi Mustafa nga Partia Demokratike Shqiptare, ka mbajtur një takim me strukturat e PDSH-së me banorët e fshatit Geraj. Para tyre ka prezantuar Planin e PDSH-së, që në thelb ka zhvillimin e vendit, rimëkëmbjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Kryetari Mustafa u prit me entuziazëm të jashtëzakonshëm nga qytetarët e fshatit Geraj dhe nënkryetari I partisë,z.Mustafë Shaqiri,njëherit edhe kandidat për këshilltarë, të cilët i siguroi se si kryetar i ardhshëm I komunës së Preshevës do ta rimëkëmbë vendin dhe do t’i riparojë dëmet e shkaktuara nga ky pushtet famëkeq dhe pasojat e pandemisë COVID 19.

Gjatë vizitës së përfaqësuesve të PDSH-së në këtë vendbanim  u informuan për së afërmi me problemet dhe nevojat e qytetarëve, me theks të veçantë u potencua domosdoshmëria për ndërhyrjen në infrastrukturën rrugore, investime të ndryshme në sektorin, bujqësisë, blegtorisë dhe pemëtarisë si dhe subvencionimin e projekteve të ndryshme të niveleve të ndryshme të biznesit.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite përfaqësuesit e PDSH-së vizituan fermerë të shumtë të cilët fatkeqësisht ishin harruar për vite me radhë nga pushteti aktual. Gjatë ecjes nëpër fshat patën rastin të takoheshin edhe të bisedonin me banorët e rastit për të dëgjuar mendimet e tyre të përgjithshme për nevojat që ka kjo bashkësi lokale. PDSH-ja shpalosi programin e saj, gjithashtu u premtoi atyre se do të kenë vëmendjen e PDSH-së që në ditët e para të qeverisjes. Konkretisht do të kontribuojnë në subvencionimin e shtallave, mjeteve agro-bujqësore, infrastrukturës së përgjithshme rrugore dhe shkollore e projekte të ndryshme që tangojnë nivele të ndryshme biznesore në fshat dhe në tërë komunën e Preshevës.