Lajme

Babai shqiptar i gjen vajzat që i humbën pas reshjeve në Gjermani, ia shpëtuan me helikopter

Një lajm i mirë është dhënë sot nga mediat gjermane për ribashkimin e lumtur të një familjeje që u nda gjatë përmbytjes katastrofike në Gjermani.

Babai shqiptar Shefik Hyseni, 46 vjeç, arriti të shtrëngojë në krahë vajzat e tij, Lauretën dhe Altunën, të cilat i kishin shpëtuar me helikopter.

Altenburg, Rheinland-Pfalz – Shefik Hyseni nuk e dinte me orë të tëra nëse i kishte humbur vajzat e tij në përmbytjen e vdekjes! Babai pati frikë për jetën e Lauretës 13 vjeçare dhe të Altunës 17 vjeçare. A kishin qenë në gjendje të dilnin të sigurta në kohë?

Por kur ai arriti nuk kalonte dot më – uji ishte kudo!

Krejt i dëshpëruar, punëtori priti tërënatën në një urë nga e cila mund të shihte shtëpinë e tij. Por dje në orën 5.30 pasdite i erdhi lajmi që e lumturoi si kurrë: Fëmijët e tij ishin shpëtuar nga shtëpia e përmbytur me helikopter.

Babai shqiptar tha: “Ne vetëm kemi qarë në krahët e njeri –tjetrit. Tani duhet vetëm të shohim se çfarë ka mbetur nga shtëpia jonë”.