Kosova tërhiqet, njeh pasaportën e Serbisë
Hyrja dhe dalja nga shteti i Serbisë në Kosovë dhe anasjelltas ishte vendosur të realizohej vetëm me letërnjoftim, mirëpo nga dita e djeshme shteti i Kosovës është tërhequr nga ky vendim dhe tani qytetarët e Serbisë mund të lëvizin lirshëm me pasaporat e tyre.
Ministria e Punëve të Brendshme, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, konfirmon që gjatë qarkullimit mund të përdoret letërnjoftimi por gjithashtu edhe pasaporta.