Lajme

Konjufca: Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet ta përjashtojë asnjë parti politike për bashkëqeverisje

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë LDK nuk duhet të përjashtohet si opsion nga Lëvizja Vetëvendosje por vija të kuqe nuk duhet të vendosen as për partitë tjera politike.

“Politika është e gjatë, është maratonike dhe unë mendoj se natyrisht që nuk duhet ta përjashtojmë bashkëpunimin me LDK-në, kjo shije e keqe që e ka lënë keq kalkulimi i LDK-së duke e keqpërdorur qëndrimin e zotit Grenell nuk i bënë nderë LDK-së prej kësaj LDK-ja le ta harroj se mund të përfitoj tek populli i Kosovës”, ka theksuar Konjufca, njofton Klan Kosova.

Ai në Rubikon ka thënë se Vetëvendosje duhet të marrë në bashkëqeverisje atë parti që i dërgon ministrat e pakorruptuar.

“Gjatë këtij muaji në LVV do të shtohen zërat që thonë që LVV duhet të dalë me konceptin që me dalë e para në zgjedhje dhe pastaj si e formon qeverinë është të përqendrohet tek ministrat e ndershëm tek negocimi i ministrave Lëvizja Vetëvendosje duhet t’i negociojë ministrat kur të vijë momenti aty, unë po e shfaqi mendimin personal, mendoj që duhet të ketë një përparësi të lehtë LDK-ja por jo në mënyrë dogmatike si në të kaluarën”.

“Mendoj që Vetëvendosje duhet ta marrë atë subjekt politik në qeverisje e cila i dërgon ministrat më të pa korruptuar në Qeveri, për shembull i ke tre ministra i dërgon emrat, i shikon VV nëse kanë afera nuk pranohen”.