Kryesore

Komuna Preshevës investon kompjuterë dhe paisje teknike në Administratën e Policisë


Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani nëpërmjet një postimi njoftoi se komuna e Preshevës do të investojë paisje teknike dhe kompjuterë në Administratën e Stacionit Policorë, për të rritu efikasitetin e punës, transmeton MinistriaLajmeve

Njoftimi i plotë i Sinanit:

Lehtësim për qytetarët tanë dhe Diasporën–Shërbime më të shpejta dhe efikase

Diaspora ka qenë dhe mbetet pjesë e pandashme e Preshevës, ndaj sfidat e saj në sigurimin e dokumenteve personale janë gjithmonë në vëmendje.

Për të përmirësuar këtë proces, janë siguruar kompjuterë dhe pajisje teknike për Administratën e Policisë, e cila trajton letërnjoftimet, pasaportat, patentë-shoferët dhe dokumente të tjera të rëndësishme.

Ky investim synon të reduktojë pritjet, të rrisë efikasitetin dhe të ofrojë një shërbim më të shpejtë për të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës.

Presheva është dhe do të mbetet shtëpi për të gjithë–me përkushtim të vazhdueshëm për një lidhje sa më të fortë mes Diasporës dhe vendlindjes!