Të fundit

Komuna e Preshevës nis largimin e barakave tek “tregu i gjelbërt”, pronari Ibrahim Zeqiri akuzon pushtetin lokal

Pas 17 vjetësh punë, komuna e Preshevës largon barakën familjes Zeqiri nga tregu i gjelbërt

Me urdhër të Komunës së Preshevës gjatë ditës së djeshme u largua baraka nga tregu i gjelbërt, pas 17 vjeteve punë në këtë lokacion ka bërë të ditur Ibrahim Zeqiri, pronarë

Kjo urdhëresë ka ardhur menjëher pasi është paralajmëruar pronari i barakës Ibrahim Zeqiri, që të bëjë pagesën mujore me vlerë të lartë.

E Zeqiri, ka thënë se parapagesa është bërë gjithnjë në kohë.

Pronari në fjalë këtë shqetësim e ka paraqitur edhe në administratën komunale, por fatkeqsish dje iu është hequr.

Nga kjo veprimtari kanë jetuar 12 anëtarë të familjes Zeqiri.