Të fundit

Komuna e Bujanocit shpërndan pako për nxënësit me nevoja të veçanta

“Kënaqësi e veçantë që të bëjë shpërndarjen e pakove për të gjithë nxënësit me nevoja të veçanta që ndjekin mësimet në shkollat fillore dhe të mesme në komunën e Bujanocit në prag të përfundimit të gjysmëvjetorit të parë.

Fëmijët me nevoja të veçanta janë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë, andaj përveç shpërndarjes së pakove, përkushtimi jonë ndaj kësaj kategorie është dëshmuar edhe me angazhimin e rreth 30 asistentëve personal që do të jenë në shërbim për zhvillimin edhe avancimin e tyre.

Ndihma jonë për këta persona do të vazhdojë edhe viteve tjera!” ka shkruar kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.