Lajme

Kapen nga Policia e Kosovës 182kg drogë e ardhur nga Serbia

“Edhe një sukses i Policisë së Kosovës mbrëmë, që rezultoi me sekuestrimin e 182 kilogramëve marihuanë në vlerë prej 400 mijë eurosh, që po transportohej nga Serbia për Kosovë.

Mbesim të përkushtuar dhe të pakompromis në luftën ndaj çdo ilegaliteti që cënon jetën e qytetarëve tanë dhe sigurinë e vendit tonë.” ka deklaruar ministri Sveçla