Lajme

Kandidati për kryebashkiak të Stambollit betohet me ‘besa besë’ e me plis në kokë

Kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Paria AK) për kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Binali Yıldırım ka premtuar duke thënë ‘besa-besë’ se në Stabboll do shërejnë në paqe dhe ndjenjën e përbashkët.


Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale në Turqi që do të zhvillohen më 31 mars, Yıldırım u takua me migrantët nga Ballkani në Stamboll. Ai rikujtoi se Turqia është vendi i parë që ka njohur Maqedoninë e Veriut.

Yıldırım theksoi se si Turqi do të bëjnë atë që është e nevojshme për qetësinë, paqen dhe ardhmërinë e Ballkanit, ashtu siç kanë bërë deri më tani, raporton AA.

Ai duke e përdorur fjalën “besa besë” në gjuhën shqipe tha se, “Shqiptarët kanë një fjalë, ‘besa besë’. Kjo fjalë është betim i madh. Më i rëndësishëm se gjithçka. Nëse një person thotë ‘besa besë’, koka shkon por premtimi përmbushet. Edhe unë juve ju them ‘besa besë’. Ju jap fjalën e Binali Yıldırım. Në Stamboll do të shërbejmë në paqe dhe me një ndjenjë të përbashkët”. lajmi.net

Yıldırım, më tutje tha  se Stambollin do ta shndërrojnë në një vend ku jetojnë njerëz të lumtur.

Pas fjalimit, Yıldırım vendosi në kokë një plis që i ishte dhuruar gjatë takimit.

Në mbledhje morën pjesë ministri i Administratës Publike të Kosovës, Mahir Yаğcılar, ministri pa resor i Maqedonisë së Veriut, Elvin Hasan, kryetari i Partisë Demokratike Turke të Maqedonisë (TDP), Beycan Ilyas, deputeti Yusuf Hasani, si dhe të ftuar të tjerë.