LajmeTë fundit

Kamberi: Unë nuk e kam plan të kandidoj për kryetarë komune në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi i cili ishte i pranishëm në seancën e sotme të Kuvendit Komunal, ndër të tjera ka sqaruar se pse po bëhet rebalanci apo rishikimi i buxhetit për 2019-në këtë herë. Kamberi para këshilltarëve komunal sqaroi se ndër të tjera është edhe një akt i cili mundësohet edhe me ligj.

Disa nga arsyet të cilët i përmendi ishin edhe taksa 29 milionë dinarë e Simpos, pastaj është edhe 68 milionë dinarë të cilët deri më ani janë vjel nga komuna e Bujanocit për shtyllat e energjisë të Distribucionit Elektrik dhe më këto mjete me një vendim të qeverisë nuk do të i marrë komuna, deklaroi Kamberi.

Ndër të tjera nga opozita u përmend edhe “hajni”, ku Kamberi tha se për të gjithë ata që e quajtën “hajn” pa fakte do t’i niset padia për akuza të pabaza. Por ajo që ishte edhe më e bujshme lajmi që vet kryetari i komunës tha se nuk do të kandidojë më për kryetar komune në zgjedhjet e arsdhme lokale që priten të jenë në vitin 2020 në muajin prill.