Sporti

Joshua Cheptegei, njeriu më i shpejtë në botë në 10 mijë metra

Atleti nga Uganda, Joshua Cheptegei, ka thyer rekordin botëror në 10 mijë metra vrapim në garën e zhvilluar në Valencia.

Ai përfundoi garën për 26 minuta e 11.02 sekonda, transmeton KOHA shkrimin e Reuters.

24 vjeçari ka thyer rekordin e atletit nga Etiopia, Kenenisa Bekele, i cili në vitin 2005 e kishte përfunduar garën për 26:17:53.

Në garën e sotme në Valencia brenda stadiumit janë lejuar vetëm 400 persona, përfshirë këtu edhe sponsorët, gazetarët dhe stafin.