FutbollSporti

Jesus ia siguron fitoren Cityt

Gabriel Jesus është aktivizuar si zëvendësues dhe ka shënuar golin me të cilin Manchester City ka fituar ndeshjen ndaj Leicester Cityt.

Të shtunën mbrëma, Manchester City fitoi në udhëtim ndaj Leicesterit me shifrat 1:0. Jesus u aktivizua në minutën e 77-të në vend të Sergio Agueros, ndërsa realizoi menjëherë në minutën e 80-të.

Ishte kjo përballje e kreut të tabelës në Premier League, që i takoi xhiros së 27-të. Manchester City tani ka 57 pikë në vend të dytë, ndërsa Leicester City mbetet me 50 pikë në vend të tretë. Udhëheq Liverpooli me 76 pikë. Liverpooli të hënën luan ndaj West Hamit.

Jamie Vardy goditi shtyllën në pjesën e parë për Leicesterin, ndërsa të dy skuadrat kanë lëshuar raste. Kasper Schmeichel ia ndali një penallti Sergio Agueros.

Manchesteri ka humbur pesë nga shtatë penalltitë e këtij edicioni, ka njoftuar BBC.