FutbollSporti

Hysaj kërkohet nga Tottenham

E ardhmja e Elseid Hysaj te Napoli mbetet ende mister. Për Shkodranin së fundmi interesohet skuadra e Tottenhamit.

Prestigjozja “The Sun” bën të ditur Hysaj mund të bëhet pjesë e shkëmbimit që do të çojë mbrojtësin anglez Kirean Trippier te Napoli.

Ky i fundit kërkohet me ngulm nga Ancelotti dhe vetë lojtari gjithashtu dëshiron transferimin te të kaltrit.

Gjelat e Londrës janë gati ta shesin Trippier por vetëm nëse Hysaj përfshihet në ofertën e Napolit.

Duke parë që nuk është më aq i rëndësishëm sa më parë për skemat e Ancelottit, vetë Hysaj është pro një kalimi në Premier League dhe në rast se ribashkimi me Sarrin te Chelsea nuk është i mundur, kalimi te skuadra tjetër londineze e Tottenhamit shihet si një alternativë shumë e mirë për mbrojtësin e kombëtares.