Uncategorized

Haziri: Nëse doni mos e pa Xhandarmerinë serbe në Karaçevë, kufiri duhet të jetë në Ristovc

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi të publikuar sot në facebook, ka kritikuar dekleratat populiste të shumë akterëve politik kosovar në lidhje me hyrjen e djeshme të Xhandarmerisë serbe në brendësi të territorit të Kosovës.

Ai për më shumë, ka shkruar se nëse doni mos e pa Xhandarmerinë serbe në Karaçevë të Epërme, atëherë kufiri duhet të jetë në Ristovc, fshat ky që është në dalje të Bujanocit.

“Kufiri në Ristovc duhet të jetë nëse doni mos me e pa xhandarmërinë serbe në rrugët e Karaqevës së Epërme. Koha me kry punë, e jo me deklarata e populizma politike. Synimi i tyre po shihet, por i yni?!” – ka shkruar Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit.

Kujtojmë që, Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, vazhdimisht ka përkrahur idenë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovës. Edhe ky shkrim i tij përkon me ketë ide, duke ditur se Ristovci është fshat ndërmjet Bujanocit dhe Vranjës, dhe sipas dokumenteve, në vitin 1912, aty ka qenë edhe ndarja në mes të shqiptarëve dhe serbëve./