Lajme

Haradinaj: Policët që arrestuan Gjuriqin duhet të dekorohen, ata zbatuan detyrat nga eprorët

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar për hetimin që Inspektorati Policor do t’ua bëj policëve që morën pjesë në arrestimin e Marko Gjuriqit, më 26 mars të vitit të kaluar.

Haradinaj në një postim në Facebook ka shkruar se policët s’kanë përdorur forcë dhe ky rast duhet të mbyllet sa më parë, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, djemtë e vajzat duhet të dekorohen që kanë kryer detyrën e tyre me nder.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Hetimi i IPK-së ndaj policëve që më shumë profesionalizëm e kryen detyrën e tyre në rastin e Marko Gjuriq, është në shpërputhje të plotë me detyrat që ju dhanë kësaj njësie.

Policët nuk përdorën as më të voglën forcë, e tëra që shihet është veprim racional konform situatës.

Andaj duhet të mbyllet ky rast dhe të dekorohen djemtë dhe vajzat qe e kryen detyrën me nder.

E kundërta do ishte një demotivim i tyre për të ofruar siguri për të gjithë.

Ata i zbatuan detyrat e dhëna nga eprorët dhe asgjë më shumë.