Lajme

Haradinaj i kundërpërgjigjet Edi Ramës: E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh

Ish-kryeministrti i Kosovës, përmes një shkrimi në “facebook”, i është përgjigjur homologut të tij të dikurshëm, Edi Ramës, ku ky i fundit tha se Haradinaj me paturpësi, ka nisur baltosjen e Albin Kurtit.

Haradinaj ka shkruar se Rama nuk e fal dot atë pasi ia ka prishur planin serbomadh.

Reagimi i plotë:

I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh.

Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit.

Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori.