Të fundit

Hamdi Fejzullahu emërohet zëvendës kryetar i Kuvendit në Preshevë

Pikë e rendit të ditës dje ishte edhe Shqyrtimi i propozim aktvendimit mbi konstatimin e dorëheqjes së zëvendës antarit z.Mendim Berisha, shkarkimin e zëvendës sekretarit dhe emërimin e zëvendës antarit dhe zëvendës sekretarit të komisionit komunal zgjedhor.

Shumica në kuvend votuan edhe propozim aktvendimin mbi shkarkimin e zëvendës kryetarit të Kuvendit komunal Preshevë, Shpat Aliu. Të pranishmit e partive në pushtet kanë miratuar edhe propozim aktvendimin mbi zgjedhjen e zëvendës kryetarit të Kuvendit komunal Preshevë. Hamdi Fejzullahu u emërua zëvendës kryetar i Kuvendit komunal në Preshevë.