Maqedoni

Gruaja së bashku me vllaun ia vjedhin burrit 400 mijë franga dhe largohen drejt Zvicrës

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Tetovë gjatë periudhës prej 4 deri më 8 qershor të këtij viti.

Një 65-vjeçare, bashkë me vëllain e saj 56-vjeçar ia ka vjedhur bashkëshortit 400 mijë franga zvicerane dhe më pas ka ikur për në Zvicër, raportojnë mediat shqiptare në Maqedoninë Veriore, përcjell albinfo.ch.

Që të dy dyshohen se gjatë periudhës prej 4 deri më 8 qershor të këtij vitit, A.H. i ka ndihmuar vëllait të saj S.S. të vjedhë 400.000 franga zvicerane nga A.Xh.(80) nga Reçica e Vogël, i cili është bashkëshorti i saj dhe ka ikur në Bosnje e Hercegovinë.

Pas denoncimit të rastit në SPB Tetovë, A.H. gjithashtu ka ikur në Bosnje e Hercegovinë dhe nga vëllai i saj e ka marrë shumën komplete, dhe ka ikur në Zvicër”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.