Teknologji

Google e blen zyrtarisht Fitbitin për 2.1 miliardë dollarë

Google ka njoftuar se ka blerë zyrtarisht kompaninë Fitbit, një nga prodhuesit më të popullarizuar në botë të pajisjeve të bartshme, duke i konfirmuar kështu thashethemet e disa ditëve më parë.

Në njoftimin e vet para investitorëve, Fitbit theksoi se Google i ka ofruar 7.35 dollarë për aksion, duke e sjellë vlerën e përgjithshme të kompanisë në rreth 2.1 miliardë dollarë, raporton Neowin.

Google theksoi se kjo blerje paraqet një mundësi për ta zgjeruar më tej investimin e kompanisë në ekosistemin Wear OS, duke e përfshirë potencialin për të krijuar harduer të bartshëm Google në të ardhmen. Google tashmë e ka një larmi solide të produkteve harduerike, duke përfshirë linjat e pajisjeve Pixel dhe Nest, ndërsa pajisjet e bartshme mund të jenë pjesë e rëndësishme e ekosistemit të produkteve të kompanisë.