Goditet nga vetura në Bujanoc, 11-vjeçari dërgohet në Qendrën spitalore të Nishit
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Bujanoc, ku një fëmijë 11-vjeçar është goditur nga një veturë pranë Xhamisë së qytetit, në rrugën e Kosovës.
Sipas informacioneve paraprake, fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike të Nishit për trajtim mjekësor. Për momentin është jashtë rrezikut për jetë.
Për rastin janë vënë në dijeni edhe pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët po merren me hetimin e ngjarjes./luginalajmi