Gjukanoviq: Mali i Zi kompenzim i projektit nacional serb për humbjen e Kosovës
Projekti i madhë nacional serb u ringjall. Ky projekt pretendon që Serbisë ti sigurojë një dhojë kompensimi për humbjen e Kosovës dhe natyrisht që Mali i Zi është synimi i parë i dëshiruar i nacionalizmit të madhë serb, tha Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq në një intervistë për ORF TV të Austrisë.
E keqja është që, nëse ajo politikë vazhdon të jetojë, të zgjerohet, të kërcënojë pa pengesë sovranitetin e vendeve të tjera në rajon, dhe në këtë mënyrë të kthejë Ballkanin Perëndimor në vitet 1990, tha Gjukanoviq.