Gjermania goditet sërish nga stuhi të furishme
Erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm përfshinë sot pjesën më të madhe të Gjermanisë, duke rrëzuar pemë, duke pezulluar shërbimet hekurudhore dhe duke dëmtuar ndërtesat.

Autoritetet portuale lëshuan paralajmërim për vërshime të pritshme në Detin e Veriut dhe grykëderdhjet e lumenjve Weser dhe Elba pasdite dhe në mbrëmje.
Trafiku hekurudhor u ndal plotësisht në shtetet e Turingisë, Saksonisë dhe Saksonisë-Anhaltit, në një brez të gjerë përgjatë Gjermanisë qendrore dhe lindore.
Shërbimi Meteorologjik gjerman (DWD) parashikoi se kushtet e rrezikshme të motit do të përhapen edhe në veri dhe lindje gjatë ditës.