Lajme

Fëmijët për Halloween thyejnë një autobus në Prishtinë/ Reagon kryetari Ahemti

Së paku një autobus i Trafikut Urban është dëmtuar pasi fëmijë të papërgjegjshëm, në festën për Halloween kanë gjuajtur në drejtim të tij.

Lajmin për këtë, bashkë me kërkesën që një gjë e tillë të ndalet, e ka bërë kreu i Prishtinës,

Shpend Ahmeti.“Kështu nuk festohet Halloween askund! Festa është e fëmijëve me lëpiska e bonbone. Mos gjuani makinat!”, ka shkruar Ahmeti.