Fejzullahu : Mbrëmë isha i shantazhuar dhe i këcënuar nga simpatizantë e anëtarë të PDSH-së, vazhdoj të jem si i pavarur
Edhe sot po vazhdon drama e Asamblistit nga radhët e PDSH-së, i cili u deklarua se aktivitetin politik në Kuvendin e Preshevës do t’a vazhdoj si i pavarur, përcjell Ministria e Lajemve.
Mbrëmë pas publikimit të deklaratës së tij për largim, në orët e vona u publikua një fotografi në faqen zyrtare të PDSH-së ku protagonisti Fejzullahu shihej duke shtrënguar duart me kryetarit e PDSH-së Ragmi Mustafa.
Ndonësë në pamje të fotografisë në selinë e PDSH-së Hamdiu dukej i “relaksuar”, ishte për shkak të zhantazhit dhe kërcnimeve të eksponentëve të subjektit në fjalë që e detyruan z.Fejzullahu për një veprim të tillë.
Ai thotë së mbrëmë ishte i detyruar të shkoj në selinë e PDSH-së për t’a evituar edhe përleshjen fizike me disa simpatizantë dhe anëtarë të partisë.
Mes tjerash z.Fejzullahu ka përsëritur se ai do të vazhdoj rrugëtimin e tij politik tani e tuje si i pavarur në Kuvendin e Preshevës
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë :