Bota

Elon Musk premton 100 milionë dollarë për heqjen e dyoksidit të karbonit nga Toka

Elon Musk ka premtuar 100 milionë dollarë drejt një gare të re globale që do të sfidojë ekipet për të hequr dyoksidin e karbonit nga atmosfera e Tokës.

Drejtori i përgjithshëm i “SpaceX” dhe “Tesla” ka thënë se Fondacioni “XPrize” do të drejtojë konkursin për katër vjet, me një synim përfundimtar të “negativitetit të karbonit, jo neutralitetit”, shkruan Indenpendent.

“Ky nuk është një konkurs teorik. Ne duam skuadra që do të ndërtojnë sisteme reale që mund të kenë ndikim dhe shkallë të matshme në një nivel gigatonësh. Çfarëdo që të duhet. Koha është thelbësore”, ka thënë Musk të hënën.

Musk, i cili kaloi Jeff Bezos në fillim të këtij viti për t’u bërë personi më i pasur në botë, ka një vlerë neto të pasurisë më të madhe se 200 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve “Bloomberg”.