Të fundit

Eksluzive: Shtyhet seanca e Kuvendit Komunal në Preshevë, që ishte paraparë të mbahej ditën e nesërme

Sipas burimeve që ka siguruar Ministria e Lajmeve seanca që ishte paraparë të mbahej me datë 09.03.2020 ditë e hënë është shtyrë prap për datën e 12.03.2020 ditën e enjëte.

Kujtojmë se fillimisht seanca ishte caktuar të mbahej me datë 02.03.2020 por për arsye ende të paqarta ishte shtyrë për datën e ditës së nesërme, megjithatë redaksia jonë nga burime të sigurta është njoftuar për një shtyrje tjetër por prap aryeja nuk është bërë e ditur.

Gjithashtu kujtojmë se deri me datë 12.03.2020 është afati ligjor për mbarvajtjen e seancës që nënkupton se Kuvendi Komunal i Preshevës tashmë seriozisht rrezikohet pët të shkuar drejt shpërndarjes.