Lajme

Edi Rama sulmon Albin Kurtin: Kujton se do shpëtojë botën

Kryeministri Edi Rama tha se projekti i minishengenit Ballkanik nuk do të ndalet dhe se për këtë ka mbështetjen e SHBA-ve, ndërsa kritikoi qëndrimin e Kosovës dhe të Albin Kurtit që e ka konsideruar këtë “një hap të nxituar”.

“Nuk ka gjë më të gabuar se fitimtari ta kthejë veten në humbës. Nuk ka gjë më të keqe se të vetizolohesh. Çështja e Kosovës dhe Serbisë nuk mund të zgjidhet me kërcitje dhëmbësh, nuk mund të zgjidhet me tarifa që janë mjete dhe jo qëllime.

Vjen njëri që ka fituar zgjedhjet në Kosovë dhe kujton se do shpëtojë botën dhe më thotë mua mos u ngut. Më vjen keq për Hashim Thacin që bën një piruetë 360% dhe kthehet në të njëjtin pozicion, ishte i ftuar, nga cfarë tavoline po ikën? Ky është një virus që rrezikon t’u futet të gjithëve. Pse këta do të më marrin peng mua duke menduar se do të më shpallin tradhtarë? Kurrë” tha ai.

“Këtu kanë ardhur edhe te unë dhe më kanë thënë këtu është vija e kuqe, ndërsa shengeni rajonal e heq kufirin me marrëveshje bilaterale. Duhet me u bërë pjesë e kësaj tryeze. Nuk bëhet kaq lehtë, që hiq kufirin dhe KÇK-ja ikën e gjitha në Kosovë. Nuk kemi hyrë me ëndrra, por me plan” tha ai.